Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut konstatoi se ligji rus, që ndalon shpërndarjen e “propagandës homoseksuale” te të miturit, shkel të drejtën e lirisë së shprehjes dhe është diskriminues ndaj njerëzve homoseksualë.
Gjykata me seli në Strasburg vendosi sot në favor të tre aktivistëve homoseksualë rusë: Nikolai Bayev, Aleksei Aleksandrovich Kiselev dhe Nikolai Alekseyev, të cilët kanë pretenduar se ligji shkel të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të ndalimit të diskriminimit, sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
“Qëllimi i ligjit, mënyra e formulimit të tij dhe zbatimi i tij janë diskriminues dhe, në përgjithësi, nuk i shpërbejnë asnjë interesi publik legjitim”, tha përmes një deklarata gjykata në Strasburg.
“Me miratimin e ligjit të tillë, autoritetet kanë forcuar diskreditimet dhe paragjykimet dhe kanë nxitur homofobinë”, tha gjykata.
Ligji federal rus që ndalon shpërndarjen te fëmijët të “propagandës për marrëdhënie jotradicionale seksuale” ka hyrë në fuqi në vitin 2013.
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...