Një gjykatë në Emiratet e Bashkuara Arabe dënoi 57 shtetas të Bangladeshit me burgim për protesta kundër qeverisë së vendit të tyre.
Tre të pandehur u dënuan me burgim të përjetshëm për “nxitje të trazirave në disa rrugë anembanë Emirateve të Bashkuara Arabe të premten”, 53 persona u dënuan me 10 dhe një me 11 vjet burg, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM, raporton BBC.
Thuhet se avokati, i cili u caktua nga gjykata për të pandehurit, pretendonte se grumbullimet nuk kishin karakteristikat e veprës penale dhe se provat për këtë ishin të pamjaftueshme.
Protestat janë të paligjshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku të huajt përbëjnë gati 90 për qind të popullsisë, me shtetasit e Bangladeshit grupin e tretë më të madh.
Në Bangladesh, më shumë se 150 njerëz u vranë dhe 500 u arrestuan gjatë dhunës së shkaktuar nga demonstratat e udhëhequra nga studentët.
Ditën e sotme, disa nga drejtuesit e protestës i dhanë qeverisë një ultimatum 48-orësh për heqjen e shtetrrethimit mbarëkombëtar dhe rivendosjen e shërbimeve të internetit dhe kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve që ata fajësojnë për dhunën ndaj protestuesve.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër