Një prej shumë të kërkuarve nga drejtësia shqiptare, pasi është dënuar në mungesë për vrasje është lënë i lirë me kusht nga një gjykatë angleze për të vijuar procesin e ekstradimit.
Top Channel ka mësuar se pas 24 vitesh në arrati, skuadra e ekstradimeve mundi të kapë Arjan Hoxhën, i dënuar me 23 vite burg për vrasjen e Ramadan Bregut dhe tentativë vrasjeje të Nefail Bregut, më 12 prill të vitit 1995.
Top Channel duke iu referuar dokumenteve të ekstradimit raporton se 50-vjecari Hoxha për plot 25 vite duke përdorur një identitet të rremë fshihej në Angli. Fillimisht gjykata e ekstradimeve vendosi arrest me burg pasi e konsideroi me rrezik për t’u fshehur, por pas kërkesës së avokatëve dhe një garancie pasurore prej 40.000 stërlinash u la i lirë me kusht.
Top Channel raportoi një vit më parë se e njëjta gjykatë në Londër la të mirë me kusht një tjetër vrasës shqiptarë. Hektor Mahmutaj, një prej shqiptarëve më kërkuar nga drejtësia shqiptare u zhduk pasi u la i lirë me kusht.
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...