Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka shpallur fajtore katër gra pasi kishin hyrë pa leje në një zonë të mbrojtur me ligj dhe kishin lënë ushqim dhe ujë për imigrantët në shkretëtirën e shtetit Arizona.
Vendimi ndëshkues i gjyqtarit Bernardo Velasco shënon dënimin e parë ndaj vullnetarëve ndihmues për aktivitete humanitare në dhjetë vjetët e fundit. Katër gratë u shpallën fajtore për vepra të lehta penale, ndërsa ishin pjesë e organizatës “No More Deaths”.
Kjo organizatë ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës, duke thënë se vullnetaret e tyre kanë qenë duke ofruar ndihmë për shpëtimin e jetës së imigrantëve. Në mesin e të dënuarave ishin Natalie Hoffman, Oona Holcomb, Madeline Huse dhe Zaachila McCormick.
Hoffman u shpall fajtore për hyrje pa leje me veturë në zonën e mbrojtur të Cabeza Prietas dhe lënie të shisheve të ujit dhe kavanozëve me bizele në këtë zonë, ndërta gratë tjera u dënuan për hyrje pa leje në zonë dhe lënie të gjërave personale, shkruan “The Guardian”
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...