Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë sot filloi një seancë historike mbi ligjshmërinë e pushtimit 57-vjeçar nga Izraeli të territoreve, që palestinezët thonë se duhet të jenë pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm.
Në fillim të seancës, ministri i jashtëm i Autoritetit Palestinez akuzoi Izraelin për aparteid ndërsa i kërkoi gjykatës që ta shpallë të paligjshëm pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli. Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë izraelite që të tërhiqej menjëherë dhe pa kushte nga territoret e pushtuara palestineze.
Zhvillimet në gjykatën me seli në Hagë po ndodhin në sfondin e luftës Izrael-Hamas, e cila u bë menjëherë një temë kryesore e ditës, megjithëse seancat kishin për qëllim të përqendroheshin vetëm në kontrollin e Bregut Perëndimor, Rripit të Gazës dhe Jeruzalemit lindor nga Izraeli.
Ministri i Punëve të Jashtme i Autoritetit palestinez, Riyad al-Maliki tha se ai ndodhet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë “ndërsa 2.3 milionë palestinezë në Rripin e Gazës, gjysma e tyre fëmijë, janë të rrethuar, po bombardohen, po vriten, po vuajnë nga uria dhe janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre”.
Trajtimi i kësaj çështjeje nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që pritet të zgjasë gjashtë ditë, pason një kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një opinion këshillues, ligjërisht jo të detyrueshëm për politikat e Izraelit në territoret e pushtuara, Bregun Perëndimore dhe Rripin e Gazës.
Anëtarëve të gjykatës së OKB-së ka të ngjarë t’u duhen muaj për të nxjerrë një vendim për këtë çështje.
Ndërkohë, jashtë gjykatës u mblodhën protestues të shumtë pro-palestinezë, të cilit valëvisnin flamuj dhe pankarta në mbështetje të palestinezëve dhe bënin thirrje për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës./voa
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot