Gjermania ka riafirmuar angazhimin e saj ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin, pavarësisht nga veprimi i fundit i SHBA-ve për të imponuar sanksione ndaj vendeve që blejnë naftën iraniane, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënëse e zyrës së qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, në një konferencë për media në Berlin tha se ata i kanë kushtuar vëmendje vendimit të fundit të administratës amerikane dhe se do të koordinohen me anëtarët e tjerë të Bashkimin Evropian (BE) për të vlerësuar së bashku implikimet e këtij vendimi.
“Siç e dini, qeveria federale gjermane dhe Bashkimi Evropian mbeten të përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin”, tha Demmer, duke shtuar se kjo marrëveshje do të lehtësoj tregtinë e ligjshme me Iranin në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së.
Ajo theksoi se ata do të vazhdojnë të besojnë se kjo marrëveshje është një instrument shumë i rëndësishëm për të parandaluar Iranin të bëhet me armë bërthamore.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vitin e kaluar u tërhoq nga marrëveshja e rëndësishme bërthamore e vitit 2015 me Iranin dhe intensifikoi edhe më tej presionin mbi Teheranin duke ri-imponuar sanksione mbi eksportet iraniane të naftës.
Të hënën, administrata Trump njoftoi se nuk do të përjashtoj nga sanksionet iraniane tetë vendet (Turqia, Kina, Greqia, India, Italia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani), pas skadimit të tyre më 2 maj.
Në vitin 2015, fuqitë botërore ranë dakord të heqin sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Iranit në këmbim duke u pajtuar me Iranin të kufizoj aktivitetin e saj bërthamor në qëllime paqësore dhe civile.
Marrëveshja e njohur po ashtu si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), u nënshkrua midis Iranit dhe fuqive të mëdha, Rusia, Kina, Franca, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të, si dhe Gjermania.
Megjithatë, pavarësisht tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë krijuar një mekanizëm të ri në muajin janar, duke u ofruar kompanive evropiane një kanal alternativ të pagesave për të vazhduar tregtinë me Iranin, pavarësisht sanksioneve të SHBA-ve.
FFK reagon pas shkresës së MKRS-së: Kemi miratuar ndryshimet...
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...