Gjermania ka propozuar që samiti trepalësh mes Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin të zhvillohet në një vend në Evropë.
Lajmi u konfirmua nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili në një intervistë për rrjetet televizive NTV dhe RTL, u shpreh optimist për realizimin e takimit:
“Mendoj se një takim i tillë do të ndodhë,” tha ai, sipas një transkripti paraprak të siguruar nga AFP.
Megjithatë, Merz shtoi se data dhe vendndodhja e samitit nuk janë caktuar ende, por Gjermania ka propozuar që ai të mbahet në Evropë.
Ky takim, nëse realizohet, pritet të jetë një përpjekje diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...