Google ADS

Gjermania nxjerr rregullore të sjelljes për refugjatët

10:45 | 28 Janar 2016
Arbresh.info

“Bützen” – në gjermanisht do të thotë një puthje në faqe – dhe është tipike për karnevalet. Një broshurë e qytetit të Bonn-it në shtatë gjuhë shpjegon se ç’do të thotë puthja, apo “kamelle” -“bonbonet” dhe zakone të tjera, traditë në zonën e Rinit. Para se të fillojnë festimet e karnevaleve më 4 shkurt, punonjës të administratës së bashkisë apo të qendrave të strehimit të refugjatëve i shpërndajnë këto broshura që janë pjesë e iniciativës “Save me”. “Për njerëzit që nuk kanë dëgjuar kurrë për karnevalet është disi e çuditshme – edhe në kuptimin pozitiv”, thotë Sabine Kaldorf nga Iniciativa e Refugjatëve “Save me”, e me këtë broshurë refugjatëve iu jepet një rregullore si ndihmesë, raporton DW.

Që karnevalet nuk nënkuptojnë vetëm maskën e kostumimin, këtë e di gjithkush, po qe se ka kaluar në një kohë të tillë nga pubet e Bonn-it, Köln-it, Düsseldorf-it. Atmosferë festive shkon shpesh paralelisht me përdorimin e alkoolit në mënyrë të ekzagjeruar, apo edhe ndonjë përpjekje që i kalon kufijtë e një “bützten”- puthjeje platonike. Kjo mund të sjellë edhe keqkuptime me vete, prandaj broshura e informimit për refugjatët përmban paralajmërime. “Ju lutemi ruani masën” në konsumimin e alkoolit! Urinimi në ambiente publike është i ndaluar dhe “bützen” -puthja nuk duhet të keqkuptohet. “Afrimi seksual nuk është i lejuar! Një grua dhe një burrë duhet të bien dakord gjithmonë për një gjë të tillë! Jo do të thotë jo!”

Ndërsa Shoqata e Karnevalistëve të Mönchengladbach-ut ka shtuar në informacionet e saj se vepra penale “si në festimet e Vitit të Ri në Köln nuk do të tolerohen dhe do të ndiqen penalisht”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm