Prokurorët federal në Gjermani kanë njoftuar se është ngritur akuzë për krime kundër njerëzimit ndaj dy shtetasve sirianë. Ata dyshohet se kanë kryer krime gjatë kohës kur kanë shërbyer si zyrtarë të shërbimit sekret sirian.
Dy burrat sirianë ishin arrestuan në Berlin dhe në Baden-Wurttemberg në shkurt të këtij viti gjatë një operacioni të koordinuar mes policisë gjermane dhe asaj franceze.
Njëri nga burrat e arrestuar, i identifikuar si Anwar R, është akuzuar për vrasje të 59 njerëzve dhe dhunim seksual. Personi tjetër, Eyad A, akuzohet për dhënie të ndihmës dhe nxitje të krimeve kundër njerëzimit.
Ata kishin hyrë në Gjermani si azilkërkues, njëri në korrik të vitit 2014, ndërsa tjetri në gusht të vitit 2018.
Autoritetet gjermane i janë qasur këtij rasti në bazë të parimit ligjor të juridiksionit të përgjithshëm, i cili e lejon gjykimin e krimeve në një shtet të caktuar edhe në rastet kur ato kanë ndodhur diku tjetër.
Në mesin e dëshmive të mbledhura kundër këtyre dy personave janë edhe fotografitë e një polici ushtarak të Sirisë, i cili ishte larguar nga vendi i rrënuar nga lufta në vitin 2013.
Në këto fotografi shiheshin trupat e pajetë të mijëra viktimave të torturës, ndërsa për to ishte organizuar një ekspozitë në selinë e Kombeve të Bashkuara, shkruan “The Guardian”, /Express
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...