Gjermania ka vendosur që të ndajë 71 milionë euro ndihmë, si pjesë e shqyrtimit të vazhdueshëm të mbështetjes së saj për palestinezët. Berlini, po ashtu, është zotuar se do të japë 20 milionë euro shtesë në financimin e ri, tha Ministria e Zhvillimit më 7 nëntor.
Gjermania i është përgjigjur sulmit të përgjakshëm të militantëve palestinezë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, duke pezulluar përkohësisht ndihmën për zhvillim për territoret palestineze dhe duke thënë se ndihma do të shqyrtohet.
“Për shkak të situatës së brishtë në rajon, shqyrtimi ende nuk është kompletuar”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Zhvillimit.
Megjithatë, ministria tha se shqyrtimi është fokusuar në vazhdimin e mbështetjes për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, e njohur me shkurtesën UNRWA, duke pasur parasysh nevojat e banorëve në Rripin e Gazës dhe situatën gjithnjë e më të paqëndrueshme në shtetet fqinje.
Shuma totale prej 91 milionë eurosh është destinuar për shërbimet bazike për personat e zhvendosur në Rripin e Gazës dhe për ndihmë për refugjatët palestinezë në Jordani.
Izraeli ka nisur fushatë për t’i zhdukur militantët palestinezë të Hamasit dhe po kryen sulme shkatërruese në Rripin e Gazës./rel/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...