Autoritetet në katër lande të Gjermanisë bastisën pronat e lidhura me revistën e ekstremit të djathtë, Compact, pasi Ministria e Brendshme e vendit ndaloi të martën botimin e saj, me arsyetimin se vepronte kundër rendit kushtetues.
Sipas një deklarate të ministrisë, bastisjet në pronat e revistës, si dhe në shtëpitë e figurave kryesore të saj në Brandenburg, Hese, Saksoni dhe Saksoni-Anhalt, kishin për qëllim sekuestrimin e aseteve dhe të provave të tjera.
“Kjo revistë nxit urrejtje kundër hebrenjve, njerëzve me histori migrimi dhe demokracisë sonë parlamentare, në një mënyrë të papërshkrueshme”, tha ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser.
Ndalesa, e cila zbatohet edhe për degën e Compactit, Conspect Film, ndalon çdo vazhdimësi të aktiviteteve të mëparshme.
Reuters raporton se kryeredaktori i revistës Compact, Juergen Elsaesser, nuk iu përgjigj kërkesës me email për të komentuar.
Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, revista mujore, me një tirazh prej 40.000 copash dhe prani të gjerë në mediat sociale, shpërndan një koncept të një shoqërie që i portretizon grupet e caktuara etnike si qytetarë të dorës së dytë dhe krijon një klimë margjinalizimi./rel/
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...