Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë thirrje për një zgjidhje politike të krizës në Venezuelë pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara.
Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, ajo u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe të kërkojnë rrugë për një zgjidhje paqësore dhe politike.
“Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhuara që të shmangin tensionimin e mëtejshëm dhe të kërkojnë mundësi për një zgjidhje të qëndrueshme politike,” thuhej në deklaratë, të siguruar nga Reuters, pas një mbledhjeje të ekipit të krizës të mbajtur në ministri.
Ministria e Jashtme gjermane theksoi se ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me ambasadën gjermane në Karakas dhe ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim udhëtimi për qytetarët e saj.
Deklarata e Berlinit pasqyron edhe qëndrimet e diplomates së lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila ka theksuar se Maduro nuk ka legjitimitet, si dhe të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka kërkuar respektimin e të drejtës ndërkombëtare në këtë krizë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë