Dy burra janë bërë çifti i parë homoseksual që janë martuar në Gjermani.
Martesa e tyre erdhi pikërisht në ditën kur martesa mes gjinisë së njejtë u bë legale në Gjermani, transmeton portali arbresh.info
Karl Kreile dhe Bodo Mende, që ishin në një marrëdhënie për 38 vite, shkëmbyen zotimet e tyre në sallën e qytetit në Schineberg, Berlin.
Zyrat e regjistrimit u hapën nëpër disa qytete gjermane, për të mundësuar kështu martesën e shumë homoseksualëve.

Legalizmi i martesave të gjinisë së njejtë do t’u mundësojë atyre avantazhe të njëjta në taksa dhe do të kenë të drejta të adoptimit të fëmijëve.
Gjermania ka lejuar partnerët e gjinisë së njëjtë të hyjnë në partneritete të regjistruara që nga viti 2001, por nuk u ka dhënë të drejtën për martesë.
Parlamenti gjerman votoi për martesat mes homosekualëve në muajin qershor, pasi Angela Merkel papritur e kundërshtoi në parlament duke mbajtur një votim mbi çështjen./arbresh.info/
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK
Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë