Gjermania po dërgon 330 000 komplete testimi koronavirus dhe 600 000 pako me mjete mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Indi për të ndihmuar vendin që po përballet keqazi me pandeminë, tha ministri gjerman i Ndihmës për Zhvillim, Gerd Mueller.
”Përveç kësaj, ministria po siguron hua afatshkurtra me vlerë 460 milionë euro (rreth 544 milionë dollarë) për ushqim për indianët që humbën punën për shkak të krizës së koronavirusit”, theksoi ai.
“Kjo është një nga masat më të mëdha mbështetëse në të gjithë botën”, tha Mueller.
Koronavirusi i ri po përhapet më shpejt në Indi se kudo në botë, me një milionë raste të reja Covid-19 të raportuara gjatë dy javëve të fundit, duke e çuar totalin në katër milionë.
India regjistroi dje më shumë se 90 000 infeksione të reja.
India është vendi i tretë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit që regjistron mbi katër milionë raste./atsh/
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren
Stelina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Dy të arrestuar në Vushtrri, sulmuan fizikisht një person
PSG dëshiron të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit në verë
Nis intervistimi i komisionerëve të dyshuar për manipulim të...
Dita Botërore Kundër Kancerit