Ministri në detyrë i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) njoftoi një tjetër paketë furnizimesh me armë për Ukrainën nga Gjermania në një takim të Grupit të Kontaktit të Ukrainës në Bruksel (11.04.). Nuk ka asnjë provë për ndonjë rënie të luftimeve, tha Pistorius. Prandaj është plotësisht e qartë se duhet një Ukrainë e fortë ushtarakisht dhe që të ketë mbështetje. Vetëm atëherë do të hapet rruga për një zgjidhje paqësore.
Sipas informacioneve në media, Gjermania do të dërgojë brenda këtij viti në Ukrainë katër sisteme të tjera armatimi “IRIS-T” dhe 300 raketa, dhe 100 radarë vëzhgimi tokësor. Priten furnizime me dronë zbulimi, automjete luftarake këmbësorie Marder, sisteme artilerie etj.
Probleme me armët gjermane në Ukrainë?
Pasi SPD dhe Unioni ranë dakord për marrëveshjen e koalicionit, Pistorius foli për një fuqizim masiv të Bundeswehr-it. “Jemi në fillim të një epoke të re dhe do të duhet ta dëshmojmë veten në vitet e ardhshme”, tha ai. “Varet nëse do të arrijmë të bëhemi të aftë për parandalim dhe mbrojtje – dhe ta bëjmë këtë në unitet e në një kohë të shkurtër.”
Pistorius shprehu po ashtu habi për raportimet se ka probleme me armët gjermane në Ukrainë. “I lexova me habi raportet”, tha ai në margjinat e takimit në Bruksel. Ai shtoi se ishte në kontakte të rregullta me partnerët ukrainas dhe “nuk kam marrë asnjë raport si ky apo ankesa për materialet tona”. NDR, WDR dhe Süddeutsche Zeitung kishin raportuar, duke cituar një dokument të brendshëm të Bundeswehr-it, se ushtria ukrainase kishte probleme të mëdha me pajisjet ushtarake gjermane./abcnews
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...