Gjermania është e lirë të tërheqë trupat e saj të vendosur në bazën ajrore të Incirlik të Turqisë nëse dëshiron, tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, duke shtuar se Berlini duhet të heqë “anën patronizuese” të saj në Ankara.
Cavusoglu bëri komentet në një intervistë me transmetuesin privat NTV, transmeton portali arbresh.info.
Gjermania tha të mërkurën se po shqyrtonte largimin e rreth 250 trupave të vendosur në Incirlik në Jordani, sepse Ankaraja refuzon t’i japë ligjvënësve gjermanë qasje në këtë vend.
Zyrtarët turq kanë thënë për Reuters se vizita e ligjvënësve nuk do të ishte e përshtatshme për momentin./Arbresh.info
Irani dhe Izraeli kryejnë sulme të reja pas vdekjes së Khame...
Nesër Kurti takohet me Abdixhikun
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte ...
Turmat rrëzojnë statujën e Khomeinit
Kurti: Këtë lartësi elektorale prej 51% mund ta kemi dëshiru...
Si është situata në vendet e Gjirit?