Shifrat e pandemisë nuk po ulen prej nëntorit dhe në Gjermani po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së karantinës kombëtare në ditët e fundit të këtij viti dhe në ato të parat e vitit të ardhshëm.
Mediat gjermane shkruajnë se zyrtarët e qeverisë Merkel po e shohin ashpërsimin e masave gjithnjë e më shumë si një mundësi për të penguar rritjen e shifrave të pandemisë, teksa infektimet ditore nuk po pësojnë rënie të qëndrueshme prej nëntorit.
Kjo tregon se karantina e pjesshme nuk po jep rezultatet e dëshiruara, pasi janë rritur me 40% shtrimet në spitale. Panoramë më pozitive në vendet e tjera europiane si Italia dhe Spanja, ku gjatë këtyre javëve janë aplikuar karantinat rajonale.
Infektimet ditore janë në rënie të vazhdueshme. Megjithatë autoritetet e këtyre vendeve, por edhe në Francë ku vazhdon karantina kombëtare janë kursyer me lehtësimin e masave dhe kanë planifikuar të ndalojnë festimet në sheshe, natën e ndërrimit të viteve, por edhe grumbullimet masive për festën e Krishtlindjes.
Shifra të larta infektimesh ditore pranë rekordeve vijojnë të shfaqin Shtetet e Bashkuara dhe Rusia./gazetamapo/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...