Gjermania njoftoi të premten se do të dorëzojë dy sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pas një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Falë angazhimit të SHBA-së, Gjermania fillimisht mund të mbështesë Ukrainën me hedhës të sistemit Patriot dhe më pas me përbërës shtesë”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një deklaratë për mediat, citon Reuters.
Sipas njoftimit, ushtria gjermane (Bundeswehr) do të dorëzojë fillimisht hedhës shtesë të sistemit në ditët në vijim, ndërsa pjesët e tjera përbërëse të tij pritet të dorëzohen brenda dy deri në tre muaj.
Në këmbim të kësaj mbështetjeje, Berlini do të marrë nga SHBA sisteme të reja Patriot, me financim të siguruar dhe me proces dorëzimi të përshpejtuar.
Nevojat për mbrojtje ajrore të Ukrainës janë bërë gjithnjë e më urgjente, pasi Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore në të gjithë vendin gjatë verës. Sistemet Patriot janë vlerësuar për efektshmërinë e tyre në shkatërrimin e raketave balistike ruse.
Gjermania ka dorëzuar tashmë tre sisteme Patriot në Ukrainë, dhe në deklaratën e së premtes u theksua se dërgesa e re nuk do të ndikojë në angazhimet e Berlinit ndaj NATO-s.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...