Gjermania ka paralajmëruar se do të çojë Britaninë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse refuzon të paguajë faturën e divorcit prej 50 miliardë funtash.
Një kërcënim i dytë për të nisur betejë ligjore në Hagë është zbuluar në një dokument strategjie që është përgatitur për Wolfgang Schäuble, ministri gjerman i Financave, transmeton portali arbresh.info
Departamenti i Schäuble është i bindur që Britania nuk është vetëm “politikisht por edhe ligjërisht është e obliguar për të paguar borxhet e saj”, raporton The Times.
“Britania e Madhe paguan për pjesën e saj sikurse shtetet tjera anëtare”, thuhet në letër, duke insistuar që kjo duhet të ndodhë në fillim të negociatave të Brexit-it.
Britania është e obliguar nga Konventa e Vjenës në Ligjin e Traktateve, të nënshkruar në vitin 1970, që rregullon se çfarë ndodh kur shtetet ndërpresin angazhimet e traktateve./Arbresh.info
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend