Qeveria gjermane ka planifikuar pas pushimeve verore të dërgojë 170 specialistë për të folur kundër dhunës në shkolla, si dhe për të trajtuar tema të antisemitizimit mes fëmijëve.
‘Anti-semitizmi në shkolla është një problem i madh’,- tha Ministria e Familjes, Franziska Giffey.
Muajin e kaluar gjermanët u tronditën nga rasti i një 15-vjeçari, i cili u dhuna nga disa bashkëmoshatarë në shkollën John F Kennedy në Berlin.
Gjermania vazhdon të mbetet e përndjekur nga vrasja masive e hebrenjve nga nazistët në vitet 1933-1945.
Ministria socialdemokrate e qendrës së majtë, znj, Giffey tha se mësuesit kanë nevojë për më shumë mbështetje për të luftuar anti-semitizmin në shkolla, pasi problemi kapërceu përtej klasës, duke përfshirë prindërit dhe shoqërinë në përgjithësi.
Sipas saj, në vitin e ardhshëm shkollor, si hap i parë, do të dërgohen 170 ekspertë kundër dhunës në disa shkolla të përzgjedhura nga autoritetet përkatëse./Opinion.al/
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...