Gjermania deportoi një bashkëpunëtor të komplotistëve që kryen sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara në 11 shtator të vitit 2001, drejt vendin të tij të origjinës, Marok.
Zyrtarët gjermanë konfirmuan se të hënën në mbrëmje Mounir al-Motassadeq u nis prej aeroportit të Frankfurtit nën masa të rrepta sigurie.
Al-Motassadeq u lirua pak përpara përfundimin të dënimit të tij prej 15 vitesh, me kushtin që ai të pranonte të deportohej në Marok.
Ai është personi i parë i dënuar jashtë Shteteve të Bashkuara në lidhje me sulmet e 11 shtatorit që vranë rreth 3 mijë vetë.
Al-Motassadeq e ka mohuar përfshirjen në komplotin e 11 shtatorit, por ka pranuar se kishte miqësi me ata që kryen sulmin./VoA/
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA