Google ADS

Gjermania bie në recesion pasi inflacioni goditi ekonominë

11:50 | 25 Maj 2023
A. B.

Sipas të dhënave të fundit, inflacioni i vazhdueshëm ka ndihmuar në shtyrjen e Gjermanisë në recesion në tre muajt e parë të këtij viti.

Ekonomia më e madhe e Evropës u ndikua keq gjithashtu kur furnizimet me gazin rus u shteruan pas pushtimit të Ukrainës, thanë analistët, raporton BBC.

Ekonomia u tkurr me 0.3 përqind midis janarit dhe marsit, tha zyra e statistikave të këtij vendi.

Kjo pasoi një tkurrje prej 0.5% në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Një vend konsiderohet të jetë në recesion kur ekonomia e tij tkurret për dy periudha tre mujore ose nw tremujorë radhazi.

“Nën peshën e inflacionit të jashtëzakonshëm, konsumatori gjerman ka rënë në gjunjë, duke tërhequr të gjithë ekonominë me vete”, tha Andreas Scheuerle, një analist në DekaBank.

Norma e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 7.2% në prill, mbi mesataren e zonës së euros, por nën 8.7% të Mbretërisë së Bashkuar. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale