Një punonjës në qendrën e vaksinave Schortens në zonën Friesland, në rajonin Sanksionia e Poshtme të Gjermanisë, u ka injektuar mijëra njerëzve ujë me kripë në vend të vaksinës për koronavisurin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sven Ambrosy, administrator i Friesland në një deklaratë për shtyp tha se edhe pse jo e sigurt, gjatë muajit mars dhe prill rreth 9.650 personave u është injektuar solucion salin (ujë me kripë) në vend të vaksinave Biontech, Moderna dhe Astrazeneca.
Pasi u përcaktua se punonjësi i shëndetësisë kishte injektuar tretës të kripur në vend të vaksinës për COVID-19, personave që janë vaksinuar për periudhën në fjalë mes 5 mars – 21 prill iu bë thirrje që të vaksinohen sërish.
Ndërkohë, prokuroria ka theksuar se vazhdon hetimin e saj lidhur me çështjen.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...