Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë në Gjermani. Lajmin e bën të ditur gazeta BILD.
Sipas gazetës, krimi horror ka ndodhur përpara një klubi nate.
BILD raporton më tej se 25-vjeçari nga Shqipëria po vizitonte një të afërmin e tij në qytetin e Këlnit.
Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar akoma. Prokuroria tha se ai është qëlluar me një objekt të mprehtë.
Dëshmitarët e gjetën shqiptarin në një pellg gjaku. Ekipet e shpëtimit nuk mundën ta ndihmonin.
Dyshohet se shqiptari është vrarë pas një sherri me një person tjetër.
Një dëshmitar tha për BILD: “Ata fillimisht u zunë brenda, më pas dolën jashtë. Aty pashë që njëri u shemb në tokë”. NOA
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Sig...
Alarm te Barcelona: Lëndimi i Pedrit është më i rëndë se sa ...
Nuk ka akuza në hetimin zviceran mbi abuzimin në Kishën Kato...
Parashikimi i motit në Shqipëri
28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në ...
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...