Qindra mijëra njerëz në Gjermani janë në karantinë, sepse ata janë positive me koronavirus ose kanë qenë në kontakt me dikë që ka Covid-19, tha Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Span.
Në konferencën e parë për shtyp pas shërimit nga Covid-19, Span tha se ndihej i përulur për shkak të përvojës së tij dhe se ishte mirënjohës që nuk kishte simptoma më serioze, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

Ai deklaroi se Gjermania është në fazën vendimtare të pandemisë së virusit korona. Ai shtoi se situata është serioze dhe se nëntori do të jetë muaj i vështirë.
Numri i njerëzve që kanë nevojë për aparate për frymëmarrje po rritet shumë, tha Span në një konferencë për shtyp, një ditë pasi Gjermania vendosi mbylljen e pjesshme për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të siguruar që sistemi i kujdesit shëndetësor të mos mbingarkohet./arbresh.info/
Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...
Vdekja e filozofit gjerman, Kurti: Ai e quante moralisht të ...
Galatasaray synon transferimin e Bernardo Silvës, gati super...
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...