Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë e kanë përshkruar “dëshpërues” dhe “të pakonceptueshëm”, numrin e vdekjeve nga COVID-19 në vend.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, reagimi vjen pasi numri i përgjithshëm i viktima nga coronavirusi u rrit në mbi 50 mijë.
“Një total prej 50,642 njerëzve kanë vdekur si pasojë e COVID-19 që kur filloi pandemia, kjo është dëshpëruese për mua, pothuajse një numër i pakonceptueshëm”, tha kreu i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler.
“Rastet janë shumë të larta, por ne po shohim një prirje paksa pozitive në numrin e rasteve”, u shpreh ai.
Në të njëjtën konferencë, ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, përsëriti thirrjen për njerëzit që të respektojnë masat ekzistuese kundër coronavirusit, për të shmangur mbingarkesën e sistemit të kujdesit shëndetësor.
“Ne po shohim një lehtësim fillestar në ambientet e njësisë së kujdesit intensiv”, tha ai, por paralajmëroi se numri i pacientëve të pranuar në njësitë e kujdesit intensiv “ishte ende shumë i lartë”.
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 68-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...