Mbledhja e parë e parlamentit të Tyringisë pas debateve të ashpra disa orësh të enjten (26.09.) u ndërpre. Një procedurë rutinë parlamentare, ku zgjidhet presidenti i parlamentit dhe zihen poste të rëndësishme u kthye në një grindje të ashpër mes partisëAfD, e shpallur nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës si “e sigurt ekstremiste e djathtë” dhe partive të tjera në parlament. Seanca u ndërpre pa mundur të zgjidhet presidenti i parlamentit të landit.
Si rregull grupi më i madh parlamentar në parlament ka të drejtë të propozonjë presidentin e parlamentit të landit.
Në Tyringi ky grup vjen nga AfD, e cila në zgjedhjet në fillim të shtatorit fitoi shumicën e votave në land-. CDU dhe Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW donin me një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës të ndryshonin procedurën, dhe të pengonin kështu që AfD të bënte propozimin për postin. Por puna nuk erdhi deri tek kërkesa.
Politikani i AfD-së, Jürgen Treuttler, i cili si deputeti më i vjetër drejtoi seancën refuzoi me orë të tëra të votohej për këtë kërkesë. Disa herë pati ndërprerje dhe debate të ashpra. Grupi parlamentar i CDU-së pas kësaj iu drejtua me telefonatë Gjykatës Kushtetuese të Tyringenit. Sipas CDU, drejtuesi i seancës, Treuttler disa herë shkeli kushtetutën dhe të drejtat e deputetëve.
Drejtuesi i grupit parlamentar të CDU, Andreas Bühl tha se pas një seance të tillë, se ky ishte “mjeti i fundit” për grupin parlamentar të CDU-së. Gjykata Kushtetuese tani duhet të vendosë, nëse është e lejueshme, që deputetët e rinj të sapozgjedhur mund të japin një rend të ri dite të seancës parlamentare.
Pas sesionit të parë kaotik të parlamentit të landit në Tyringi, ministri i Brendshëm në detyrë i Tyringisë, Georg Maier foli për një procedurë të ndalimit tër AfD. “Ngjarjet e sotme (e enjte, 26.09. shën red.) në parlamentin e shtetit tyringian kanë treguar se AfD po ndërmerr veprime agresive, luftarake kundër parlamentarizmit. Mendoj se kushtet për një procedurë ndalimi janë plotësuar”, shkroi politikani i SPD në Platformën X./ dw
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...