Qindra fluturime vendase dhe ndërkombëtare u anuluan në aeroportet më të ngarkuara të Gjermanisë për shkak të kushteve ekstreme të motit. Në Frankfurt, aeroporti më i madh i Gjermanisë, pothuajse 600 nga 1.047 fluturimet e planifikuara duhej të anuloheshin për shkak të borës, akullit dhe temperaturave të ulëta.
Operatori i aeroportit njoftoi pasdite se të gjitha fluturimet nga aeroporti u anuluan pasi avioni nuk mund të ngrihej më në mënyrë të sigurt për shkak të reshurave të vazhdueshme.
Udhëtarët u këshilluan të kontrollonin statusin e fluturimeve të tyre përpara se të udhëtonin në aeroport. Në aeroportin e Munihut, një qendër tjetër kryesore ndërkombëtare, rreth 250 fluturime u anuluan.
Kompania gjermane Lufthansa njoftoi se reduktoi ndjeshëm të gjithë orarin e fluturimeve në distanca të shkurtra dhe të gjata. Reshjet e dendura të borës dhe shiut të ngrirë shkaktuan gjithashtu vonesa dhe anulime në aeroportet në Dusseldorf, Hamburg dhe Stuttgart.
Agjencia gjermane e motit ka paralajmëruar se temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë ditës, veçanërisht në jug dhe jugperëndim të vendit.
Agjencia gjithashtu paralajmëroi për një “rrezik ekstrem të formimit të shtresave të akullit në rrugë” dhe reshje të dendura bore në rajonet Baden-Wurttemberg, Hesse, Rheinland-Pfalz, Saarland dhe Thuringia./abcnews.al/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar