Donald Trump ka folur kundër Gjermanisë dhe ka akuzuar qeverinë e Angela Merkelit për politika të padrejta ekonomike gjatë takimit të tij me zyrtarë të lartë të BE-së.
“Gjermanët janë të këqij, shumë të këqij”, ka thënë Trump, sipas gazetës Spiegel, transmeton portali arbresh.info.
“Shikoni miliona makina që ata shesin në Amerikë. Është e tmerrshme. Duhet ta ndalojmë këtë gjë”.
Këto komente u bënë gjatë takimit të presidentit amerikan me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe kreun e Këshillit Evropian Donald Tusk.
Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Gary Cohn më vonë konfirmoi vërejtjet por sqaroi se presidenti “tha se ata janë shumë keq në tregti, por ai nuk ka problem me Gjermaninë”./Arbresh.info
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...