Franklin Ben Hodges nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane në Uashington, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe letrës së fundit të përbashkët nga Gjermania dhe Franca.
Hodges ka thënë se është i zhgënjyer me faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë përmendur fare në deklaratën e përbashkët të dy kryediplomatëve nga Franca e Gjermania.
“Isha i zhgënjyer që përpjekjet e SHBA’së nuk ishte përmendur në qëndrimin e përbashkët të dy ministrave nga Franca e Gjermania. Shpresoj në bashkëpunim të të gjitha palëve”, ka thënë Hodges.
Tutje eksperti amerikan ka thënë se dëshiron të mendoj që ekziston një bashkëpunim dhe koordinim në mes të Berlinit, Parisit e BE-së me përpjekjet e SHBA-ve sa i përket çështjes së zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Unë mendoj se një përpjekje e përbashkët prodhon më shumë shanse për sukses, sepse prezantojnë kombinimin më të gjerë të mbështetjes politike dhe ekonomike”, ka thënë tutje Hodges.
Hodges ka rikujtuar se SHBA-ja është shteti që përkrah Kosovën më së shumti që nga viti 1999.
Gjeneral-lejtënant Frederick Benjamin “Ben” Hodges III është një oficer në pension i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara i cili shërbeu si gjeneral komandues, Ushtria e Shteteve të Bashkuara në Evropë. Ai aktualisht është Kryetari i Pershing në Studime Strategjike në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane.
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...