Një stuhi e re dimërore po godet Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke sjellë borë, ujë dhe akull në 39 shtete amerikane.
Janë më shumë se 200 milionë persona të përfshira nga veriu deri në Miduest dhe bregun lindor të vendit.
Më shumë se 1 200 fluturime janë anuluar sipas faqes në interent që i dedikohet udhëtimeve me avion “FlightAware”.
Pas qyteteve si Çikago dhe Detroit, dëbora ka mbërritur edhe në Uashington dhe pritet që në orët në vijim të prekë edhe Nju-Jorkun, duke rrezikuar që të shkaktojë kaos në orët e pikut, përcjell Atsh.
Në Nju Xhersi, guvernatori Phil Murphy ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Në Filadelfia shkollat janë mbyllur. Ekziston rreziku që me temperaturat e ulëta dëbora të shndërrohet në akull duke i bërë të rrezikshme zhvendosjet.
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...