Autoritetet në Republikën Çeke kanë evakuuar 582 banorë nga një zonë ku ndodhet një fabrikë kimike, pranë qytetit Litvinov, në rajonin veriperëndimor të Usti, për shkak të një “rreziku të lartë shpërthimi”, pas zbulimit të një bombe të Luftës së II Botërore.
Sipas menaxhmentit të kompanisë së naftës, bomba u zbulua gjatë punimeve të gërmimit në një zonë të largët të uzinës Orlen Unipetrol. Bomba me peshë 250 kilogramë do të qëndrojë në vend deri më 27 gusht.
Agjencia çeke e lajmeve, CNA, tregon se në zonën më të gjerë të Mostit, pranë kufirit gjerman, janë gjetur disa herë municione të kohës së Luftës së Dytë Botërore, të cilat nuk kishin shpërthyer.
Në maj 2021, rreth 5,400 njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre për arsye sigurie pasi një bombë e tillë u gjet pranë një fabrike kimike./abcnews/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...