Autoritetet italiane i kanë evakuuar katër mijë njerëz nga qendra e qytetit verior, Bolzano, për ta çaktivizuar një bombë të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore. Bomba u gjet gjatë punimeve në një kantier ndërtimi.
Agjencia e lajmeve “Ansa” njoftoi se bomba u çaktivizua gjatë një operacioni që zgjati tri orë.
Pasi rreziku nga shpërthimi i bombës u mënjanua, autoritetet lokale dhanë shenjë për hapjen e qendrës së qytetit, rrugës kryesore dhe një hekurudhe që e lidh Italinë me Austrinë dhe Gjermaninë.
Një gazetë lokale raportoi se bomba e pashpërthyer ishte bombë e hedhur nga ajri.
Sipas historianit Ettore Frangipane, qyteti Bolzano ishte bombarduar 13 herë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rreth 60 për qind e ndërtesave të tij ishin dëmtuar ose shkatërruar. Sipas tij, nga këto bombardime ishin vrarë 200 njerëz.
Ky rajon kishte mbetur nën kontrollin e nazistëve për një kohë të gjatë pas dorëzimit të vitit 1943, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...