Janë gjetur trupat e 25 personave pas një zjarri në bregun kalifornian, bën të ditur Roja Bregdetare amerikane.
Nëntë persona vazhdojnë të cilësohen të zhdukur, transmeton portali arbresh.info.

Komandanti i Rojës Bregdetare Matthew Kroll tha se autoritetet kanë nxjerrë 20 trupa dhe kanë zbuluar pesë të tjerë, por që nuk mund të nxjerrën për shkak të kushteve jo të favorshme në barkë.

Barka 22 metërshe me emrin Conception, është ankoruar në afërsi të ishullit Santa Cruz, rreth 145 km jashtë bregut të Santa Barbaras, kur zjarri shpërtheu pas orës 03:00 të kohës lokale.
Nuk dihet ende nëse do të mund të nxirren edhe pesë trupat e tjerë./arbresh.info/

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës