Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi Rusia ka lëshuar qindra raketa dhe dronë mbi infrastrukturën energjetike dhe ndërtesat e banueshme në Ukrainë gjatë natës.
Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia ka lëshuar mbi 450 dronë shpërthyes dhe 45 raketa, nga të cilat 406 dronë dhe nëntë raketa janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, raporton BBC.
Një sulm ndaj një ndërtese banimi në qytetin Dnipro shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 12 të tjerëve, ndërsa tre persona të tjerë humbën jetën në Zaporizhzhia. Në total, 25 rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev, janë goditur, duke lënë shumë zona pa energji elektrike dhe ngrohje.
Ministria e Energjisë së Ukrainës njoftoi për ndërprerje të energjisë në Dnipropetrovsk, Chernihiv, Zaporizhzhia, Odesa dhe Kirovohrad, por ekipet janë duke punuar për rikthimin e furnizimit.
Kryeministrja Yulia Svyrydenko tha se objektet kritike të infrastrukturës janë tashmë të rilidhura me rrjetin elektrik, ndërsa furnizimi me ujë po sigurohet përmes gjeneratorëve.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes pohoi se forcat e saj kanë rrëzuar 79 dronë ukrainas gjatë natës.
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...