Policia suedeze ka arrestuar gjashtë persona në lidhje me një vrasje të dyshuar të trefishtë në një sallon flokësh në qytetin e Uppsalës.
Të arrestuarit janë të moshës nga 18 deri në 45 vjeç, sipas zyrës së prokurorit të shtetit. Njëri dyshohet se ka kryer vrasjet të martën në mbrëmje.
Një 16-vjeçar, i cili ishte arrestuar disa orë pas incidentit, u lirua të premten, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Të tre viktimat e qëlluara për vdekje në sallon ishin midis moshës 15 dhe 20 vjeç. Sulmi ndodhi në prag të festivalit të pranverës Walpurgis, kur turma të mëdha njerëzish mbushën rrugët e Uppsalës.
Policia po heton mundësinë që të shtënat të lidhen me krimin e bandave.
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria