Gazetari italian i infektuar me COVID-19: Kam dëgjuar pacientët duke qarë dhe bërtitur nga dhimbjet

10:43 | 7 Tetor 2020

Drejtori i njërës për gazetave më të njohura në Itali – “La Stampa” dhe njëherit gazetar shumë i çmuar Massimo Giannini, ka njoftuar se është infektuar me COVID-19, e këtë e ka bërë të ditur edhe në një kolumne – ku u bën thirrje bashkëqytetarëve të respektojnë masat kundër përhapjes së coronavirusit.

Gazetari/drejtori, ka shkruar një kolumne jo për të njoftuar opinionin për gjendjen e tij shëndetësore, por për dy arsye që mund të jenë shumë të rëndësishme për opinionin e gjerë, transmeton Telegrafi.

E para, të bind lexuesit që redaksia e tij do të vazhdojë të punojë – duke rritur kështu masat mbrojtëse, me qëllim që lexuesit të jenë të sigurtë që “La Stampa” do të vazhdojë të shitet nëpër kiosqe.

Arsyeja e dytë, se gjatë qëndrimit në repartin ku trajtohen të prekurit me COVID-19, ka pasur rastin t’i shoh pacientët e shtrirë.

“I kam dëgjuar pacientët duke qarë dhe bërtitur nga dhimbjet, kam biseduar me mjekët dhe infermierët që më kanë konfirmuar se repartet me COVID-19 janë të stërmbushura dhe numri i tyre po rritet çdo ditë. Jam i bindur që vizita në spitale të tilla, mund të jetë leksion i mirë për cinizmin e atyre që e minimizojnë rrezikun nga infektimi me COVID-19”, ka shkruar gazetari i infektuar Massimo Giannini.

Në fund të shkrimit, Giannini u bën apel të gjithë italianëve që t’i përmbahen masave mbrojtëse dhe të tregohen të përmbajtur për të shmangur karantinimin e dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara