Gazetari i zhdukur saudit Jamal Khashoggi mund të ketë xhiruar vdekjen e tij në orën Apple.
Ai ndezi funksionin e incizimit në pajisje para se të hynte në ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll me 2 tetor, sipas gazetës Sabah, transmeton portali arbresh.info.
Më pas, marrja në pyetje, tortura dhe vrasja e tij janë audio-incizuar dhe dërguar në telefonin e tij dhe iCloud, raporton gazeta turke.
Sulmuesit e tij tentuan disa herë të futen në orë me fjalëkalime para se të përdornin shenjat e tij të gishtërinjve dhe të fshijnë disa gjëra.

Forcat e sigurisë që po hetojnë rastin e Khashoggit kanë gjetur audio-incizimin në telefonin që ai ia kishte lënë të dashurës.
Megjithatë, hapja e një ore Apple nuk përdor verifikimin e gishtërinjve në këtë pajisje, një përfaqësues i kompanisë ka thënë për CNN.
Gjithashtu është e paqartë sesi fajlli është transferuar nga ora në telefon.
Jamal Khashoggi është shpallur i zhdukur që nga 2 tetori kur edhe është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite, por që nuk është parë asnjëherë duke dalë nga ndërtesa./Arbresh.info/

Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...