Një palestinez ka rënë dëshmor dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm ajror izraelit në pjesën jugore të Rripit të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qidra, bëri të ditur se “i martirizuari 22-vjeçar, Abdel-Karim Radwan, iu dorëzua plagëve të pësuara si rezultat i sulmit”, ndërsa tre persona të tjerë të plagosur në ndërkohë janë dërguar për trajtim në Spitalin Evropian të Gazës.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite në një deklaratë me shkrim konfirmoi sulmin, duke thënë se, “Një avion luftarak izraelit shënjestroi një qelizë të aktivistëve që nisnin balonat zjarrvënës pranë një pozicioni të Hamasit në pjesën jugore të Rripit të Gazës”.
Ushtria izraelite u zotua se do të vazhdojë të shënjestrojë ata që përshkroi si “aktivitete terroriste të udhëhequra nga Hamasi dhe çdo veprimtari tjetër të ngjashme të rrezikshme”.
Sipas korrespondentëve të AA-së të bazuar në zonë, një avion izraelit lëshoi të paktën dy raketa në një vend kontrolli në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Javëve të fundit, aktivistët palestinezë në Gaza kanë lëshuar balona zjarrvënës mbi territorin izraelit, si pjesë e tubimeve popullore që vazhdojnë përgjatë rrethimit të sigurisë Gaza-Izrael.
Sipas zyrtarëve izraelitë, armët e improvizuara ajrore kanë shkaktuar zjarre të shumta brenda Izraelit, duke shkaktuar dëme materiale në disa raste, por jo vdekje dhe lëndime.
Që nga tubimet përgjatë rrethojës së sigurisë, së pari të filluara më 30 mars, më shumë se 140 protestues palestinezë kanë rënë dëshmorë nga armët e zjarrit të ushtrisë izrelite dhe mijëra të tjerë janë plagosur.
Protestuesit kërkojnë “të drejtën e kthimit” në shtëpitë dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugë shtetit të ri të Izraelit.
Ata gjithashtu kërkojnë fundin e bllokadës 11-vjeçare izraelite të Rripit të Gazës, e cila ka rrënuar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar afërsisht 2 milionë banorë nga mallrat bazë.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...