Pika kufitare e Rafah, mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës do të rihapet në të dy drejtimet javën e ardhshme. Kështu njoftoi sot, 22 janar, administratori i sapoemëruar i territorit palestinez, gjatë ceremonisë së nisjes së Bordit të Paqes të Presidentit amerikan Donald Trump.
Rihapja e këtij kalimi është pjesë e planit të armëpushimit për Gazën, të shpallur nga Trump në tetor, por deri më tani ai ka qenë i mbyllur.
“Jam i lumtur t’ju njoftoj e kalimi në Rafah do të hapet javën e ardhshme në të dy drejtimet”, deklaroi Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
“Për palestinezët në Gaza, Rafah është më shumë se një portë, është një vijë jetike dhe një simbol shprese e mundësish.
“Hapja e Rafah-ut sinjalizon se Gaza nuk është më e mbyllur ndaj së ardhmes dhe botës“, theksoi Shaath.
Në kuadër të planit të armëpushimit, Shaath u emërua në krye të një komiteti prej 15 teknokratësh palestinezë, të cilët do të mbikëqyrin administrimin e përditshëm të Gazës.
Gjatë gjithë vitit 2025, pika kufitare e Rafah-ut mbeti kryesisht i mbyllur, pas marrjes së kontrollit nga ushtria izraelite në maj 2024. Mbyllja e tij ka përkeqësuar ndjeshëm krizën humanitare në Gaza, duke kufizuar daljen e civilëve, trajtimet mjekësore jashtë territorit dhe hyrjen e ndihmave.
Në fillim të vitit 2025 pati hapje të pjesshme dhe të përkohshme, kryesisht për pacientë të plagosur dhe raste humanitare, por pa funksionim të rregullt. Gjatë vitit, rihapja e plotë e Rafahut u bllokua nga mosmarrëveshje politike dhe sigurie mes Izraelit, Egjiptit dhe aktorëve ndërkombëtarë, veçanërisht mbi çështjen e kontrollit të kalimit dhe drejtimit të lëvizjes.
Rafahu mbetet pika e vetme kufitare e Gazës që nuk lidhet drejtpërdrejt me Izraelin dhe konsiderohet jetike për mbi 2 milionë banorë, si simbol i daljes nga izolimi dhe lidhjes me botën e jashtme./tvklan.al
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...