Instituti GAP ka bërë të ditur se urdhëri i presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë prek rreth 18 projekte.
GAP thekson se këto projekte janë të financuara nga USAID dhe japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, përcjell Arbresh.info.
“Urdhëri i Presidentit të SHBA për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 18 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftimin e Institutit GAP.
“Disa prej tyre kanë filluar që para pandemisë dhe shumica prej tyre zbatohen nga kompani amerikane e disa më të vogla nga organizata vendore. Përfituesit kryesorë përfshijnë institucione publike si komunat, ministritë, agjencitë e pavarura, universitetet, gjykatat, e po ashtu mediat, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile”, thuhet tutje në njoftim.
Vlera e 18 projekteve që tashmë janë pezulluar, sipas GAP-it, kapin vlerën e 156 milionë e 591 mijë dollarëve./Arbresh.info
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri