Qeveria e Gambias ka njoftuar se 70 fëmijë kanë vdekur nga dëmtimi akut i veshkave, i cili dyshohet se lidhet me shurupet e kollës të prodhuara në Indi.
Presidenti i Gambias, Adama Barrow, njoftoi në një takim urgjent të kabinetit se 70 fëmijë kishin vdekur, sipas deklaratës.
Është konstatuar se shurupet janë prodhuar nga kompania “Maiden Pharmaceuticals” nga Nju Delhi, e cila mbylli një nga fabrikat në veri të Indisë, pasi është edhe nën hetim nga autoritetet indiane.
Gambia dhe India po hetojnë vdekjen e fëmijëve dhe këtë javë u krijua një komision i ri hetimor për të shqyrtuar rastin, sipas deklaratës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gjeti nivele “të papranueshme” të përbërësve potencialisht toksikë në katër nga produktet e kompanisë farmaceutike, raportoi Reuters.
Ndërkohë Indonezia ka ndaluar përbërësit që lidhen me vdekjen e 70 fëmijëve në Gambia, ndërsa po heton vdekjen e më shumë se 20 fëmijëve në kryeqytetin Xhakarta për shkak të dëmtimit të veshkave këtë vit.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Indonezisë BPOM tha se po heton mundësinë që përbërësit, dietilen glikol dhe etilen glikol, mund të kenë kontaminuar materiale të tjera të përdorura si tretës.
BPOM tha se katër produktet e lidhura me vdekjet e Gambias nuk ishin të regjistruara në Indonezi, as ndonjë prej produkteve të tjera të kompanisë./euronews.al/
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...