Liderët e vendeve kryesore industrial në botë, G7, u kanë bërë thirrje gjigandëve të internetit që të godasin komentet me përmbajtje ekstremiste.
Ata kanë paralajmëruar ofruesit e shërbimeve të internetit dhe kompanitë e mediave sociale që do të ‘rrisin’ përpjekjet e tyre, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, përkundër pajtimin për luftimin e ekstremizmit përmes rrjeteve sociale, liderët e G7-tës nuk kanë rënë dakord mbi ndryshimet klimatike.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, duke marrë pjesë në samitin e tij të parë të tillë, mbeti larg nga miratimi i marrëveshjes së vitit 2015 për reduktimin e gazrave serrë.
G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA, ndërsa BE gjithashtu ka përfaqësues të pranishëm.
Gjatë samitit Trump dhe May riafirmuan planet e tyre mbi marrëveshjen tregtare pas Brexit, ndërsa edhe njëherë Donald Trump ka përshëndetur vendimin e Britanisë për t’u larguar nga BE-ja./Arbresh.info
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut