Policia turke ka arrestuar 13 persona që morën pjesë në marshim me rastin e Ditës së Gruas.
Ky arrestim erdhi për shkak se këta persona kishin fyer presidentin, Recep Tayyip Erdogan, transmeton portali arbresh.info
Mijëra protestues marshuan nëpër rrugët e Stambollit për të dënuar dhunën ndaj grave në Turqi, ku më shumë se 400 gra u vranë vitin e kaluar.
Sidoqoftë, policia më vonë shqyrtoi videot e protestës dhe arrestoi 13 persona, përfshirë një të mitur që mori pjesë në protestë.
Fyerja e presidentit është krim në shtetin turk që dënohet me burg deri në katër vjet. / arbresh.info/
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës