Furnizimi me energji i centralit bërthamor të Çernobilit nuk është rikthyer ende, pavarësisht pretendimeve ruse se është rregulluar nga specialistë bjellorusë, tha rregullatori shtetëror i energjisë bërthamore të Ukrainës, transmeton arbresh.info.
Në një deklaratë, inspektorati shtetëror rregullator bërthamor i Ukrainës tha:
Përpjekjet për të rivendosur furnizimin me energji të jashtme në vend janë në progres.
Ukraina ka paralajmëruar për një rrezik në rritje të një rrjedhje rrezatimi në Çernobil, i cili është i pushtuar nga forcat ruse, pasi një kabllo e tensionit të lartë u shkëput gjatë luftimeve dhe u ndërpre energjia elektrike në termocentral.
Të enjten, ministria ruse e energjisë tha se specialistët bjellorusë kishin rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se kishte rënë dakord të lejonte një ekip riparimi ukrainas të aksesonte linjat e energjisë në zonën përreth termocentralit.
Por Ukraina i ka thënë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se “të gjitha komunikimet” u humbën “një ditë pasi vendi i kontrolluar nga Rusia humbi të gjitha furnizimet me energji të jashtme”.
Inteligjenca ushtarake ukrainase tha sot, pa paraqitur prova të qarta, se ishte “e mundur” që Rusia po përgatiste një sulm në termocentralin e Çernobilit “për të cilin pushtuesit do të përpiqen të transferojnë përgjegjësinë në Ukrainë”./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...