Policia gjermane do të evakuojë rreth 70 mijë persona nga shtëpitë e tyre ditën e dielë, pasi një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore është zbuluar në Frankfurt.
Ky pritet të jetë një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji, kryer ndonjëherë në Gjermani pas luftës. Bomba britanike me peshë 1.4 tonë, e mbiquajtur “blockbuster” gjatë luftës për shkak të kapaciteteve për të fshirë nga faqja e dheut rrugë të tëra, u gjet pranë Universitetit “Goethe” të Frankfurtit.
Universiteti vet, Banka Qendrore dhe spitalet aty pranë do të evakuohen gjithashtu.
Policia njoftoi se bomba ishte e llojit “HC 4000”, e përdorur gjatë sulmeve ajrore të forcave britanike. Ajo u zbulua në rrugën “Ëismarer”, shumë pranë qendrës së qytetit dhe rreth 2.5 km në veri të zonën kryesore tregtare të Frankfurtit.
Oficerë të shumtë janë duke ruajtur vendin, ndërsa thonë se për momentin “nuk ekziston asnjë rrezik”.
Ekspertë të çmontimit të bombave, që ekzaminuan atë, thanë se evakuimi masiv mund të presë deri në fundjavë. “Jemi ende duke punuar mbi modalitetet e planit të evakuimit”, tha një zëdhënëse e policisë së Frankfurtit.
Bombat e pashpërthyera janë kthyer në një normalitet në Gjermani, ku janë gjetur shpeshherë të tilla të groposura. Më shumë se 20 mijë banorë u evakuuan në qytetin perëndimor të Koblenzit, të shtunën, pas zbulimit të një tjetër bombe të Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, gjatë majit, rreth 50 mijë banorë në Hannover u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, teksa ekspertët çmontuan 3 bomba britanike.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...