Një qyteti në Francë i është dhënë urdhër që të largojë statujën e Shën Marisë pasi me ligj është e ndaluar që simbolet fetare të shfaqen nëpër hapsirat publike.
Gjykata e qytetit Publier, në lindje të Francës ka dhënë afat tre muaj për heqjen e statujës, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Nëse një gjë e tillë nuk bëhet, atëherë do të pësojë dënimi në vlerë prej 100 euro në ditë.
Kryetari i qytetit Gaston Lacroix ka theksuar se ai do të përpiqet ta zhvendosë statujën e punuar nga mermeri në një tokë private.
Imazhi i nënës së Jezu Krishtit ka qenë i vendosur në brigjet e liqenit të Gjenevës që nga viti 2011 dhe ka qenë subjekt i polemikave lokale për disa vjet pasi është paguar me fondet komunale.
Franca për një kohë të gjatë u përmbahet rregullave strikte për ndarjen e kishës nga shteti, ndërsa në vitin 2010 u bë vendi i parë në Evropë që ndaloi veshjen e grave myslimane në vendet publike. /Arbresh.info
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosov...
Galatasaray në epërsi pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit