Vezët dhe domatet janë mjetet e përdorura shpesh nga njerëzit kundër politikanëve, për të shprehur pakënaqësinë e tyre, por duket se kandidati presidencial François Fillon bëhet nga të parët që është goditur me miell.
63-vjeçari Fillon është përballur me protesta dhe kërkesa të shumta që të braktisë garën presidenciale, që kur u padit për akuzat se pagoi gruan e tij me mijëra euro për punë që nuk i kishte bërë.
Ish-kryeministri po shkonte drejt podiumit në një miting në qytetin Strasburg, kur një djalë i ri që mbante veshur një bluzë me slogane pro Fillonit, i hodhi mbi fytyrë një qese me miell. Rojet e sigurisë ndërhynë me shpejtësi dhe ndaluan të riun, që më pas u shoqërua jashtë sallës së shfaqjes.
Sulmi nuk e ndali Fillonin të mbante fjalimit e tij, gjatë të cilit tha se është bërë objektiv i një persekutimi të pamëshirshëm. Ai tha se kundërshtarët e tij po bëjnë gjithçka që ta detyrojnë të tërhiqet, por theksoi se “ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”.
Megjithatë, skandali i ka kushtuar shtrenjtë Fillonit, pasi sondazhet e rendisin të tretin pas udhëheqëses së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe kandidatit të pavarur Emmauel Macron.
Pacolli thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm në zgjedh...
Kërkohet paraburgim për “Mossin” dhe dy të arrestuarit tjerë...
Dimal Basha: Po shqyrtojmë gjendjen e infrastrukturës rrugor...
Si raportoi gazeta “Washington Post” për sulmin në Prekaz 28...
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit: Prokuroria duhet të mbyll rastin e...
Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa i...