Gjithsej 54 rajone në Francë tani do t’u përmbahen kufizimeve të reja midis orës 21:00 dhe orës 6:00 të mëngjesit, ndërkohë që ky vendim prek pothuajse 46 milionë njerëz.
Kryeministri francez Jean Castex njoftoi se në 38 rajone (departamente) të tjera brenda vendit si dhe territorin e Polinezisë do të zbatohet ndalesë qarkullimi duke filluar nga e shtuna për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).
Më 24 tetor, rajonet në fjalë do t’i shtohen listës e cila përfshin rajonet Ile-de-France dhe tetë rajone të tjera të Francës në të cilat u vendos ndalesë qarkullimi javën e kaluar.
Gjithsej 54 rajone në Francë tani do t’u përmbahen kufizimeve të reja midis orës 21:00 dhe orës 6:00 të mëngjesit, ndërkohë që ky vendim prek pothuajse 46 milionë njerëz.
Kryeministri e quajti situatën “të rëndë” në një konferencë shtypi, ndërsa njoftoi shtrirjen e masave kundër koronavirusit.
Njoftimi nga Castex gjithashtu vendos rajonet e reja në nivelin maksimal të sigurisë, më të lartin prej tri niveleve që Franca ka vendosur për të cilësuar rrezikun brenda secilit rajon.
Që nga fillimi i vendimit për ndalesë qarkullimi javën e kaluar, 4.777 gjoba janë dhënë nga policia për mosprespektim të masës.
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit