Francezët janë mes popujve më të polarizuar në Bashkimin Europian. Kështu thotë një sondazh i publikuar këtë të premte nga një organizatë joqeveritare e quajtur “Bertelsmann Foundation”.
Sondazhi që mori në konsideratë opinionet e 11.021 njerëzve në të gjitha vendet e bllokut, pati si rezultat faktin se një e pesta (20%) e votuesve francezë e kategorizonin vetveten si ekstremistë të majtë ose ekstremistë të djathtë sa u përket pikëpamjeve të tyre politike, krahasuar me 7% anembanë BE-së.
Rreth 36% e francezëve e identifikonin vetveten si “të qendrës”, krahasuar me 62% e pjesës tjetër të popullsisë së vendeve të BE-së.
Francezët, sipas sondazhit, janë gjithashtu më pak të kënaqur nga situata aktuale ekonomike e tyre, në krahasim me pjesën tjetër të Bashkimit Europian. Plot 66% e të anketuarve raportuan se ishin të kënaqur me drejtimin e politikës së vendit, krahasuar me mesataren prej 84% të vendeve të tjera të BE-së.
Mes atyre që e identifikonin vetveten si ekstremistë të djathtë, 4% kanë thënë se janë të gëzuar me drejtimin e vendit, ndërkohë që 70% nuk janë të kënaqur. Dy të tretat e francezëve dëshironin qëndrimin në BE, ndërsa shumica e ekstremistëve të djathtë në Francë (63%) janë shprehur se duan të dalin nga blloku.
Gjithsesi, “Bertelsmann Foundation” nuk dha rezultate të detajuara për vendet e tjera që morën pjesë në sondazh.
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos